Gara për kryetar të Bashkisë së Rrogozhinës, dorëzohen në ambientet e KZAZ-së 54 kutitë e votimit, pritet numërimi

Janë dorëzuar në ambientet e KZAZ të gjitha kutitë, pas përfundimit të procesit të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Tashmë pritet të nisë edhe numërimi i 54 kutive të votimit. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.

Gazetari Osman Stafa tha se dita e sotme pati një proces zgjedhor që u shoqërua edhe me disa probleme ,si në rastin e fotografimit të votës.

Ndërkohë në garë për kreun  e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×