Gara për kryetar të Bashkisë së Rrogozhinës, nis numërimi i 54 kutive të votimit

Ka nisur rreth orës 23 numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të dielë.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.

Gazetari Osman Stafa tha se dita e sotme pati një proces zgjedhor që u shoqërua edhe me disa probleme ,si në rastin e fotografimit të votës.

Ndërkohë në garë për kreun  e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×