I vihet flaka pikës së grumbullimit të mbetjeve në Vlorë, përhapen flakët, tymi mbulon zonën

I vendoset zjarri sërish pikës së grumbullimit të mbeturinave në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe një re e madhe tymi përfshiu të gjithë zonën.

Është e disata herë që kjo pikë grumbullimi përfshihet nga zjarri. Në këtë zonë jetojnë 500 familje, të cilat vuajnë problematikat e krijuara.

Edhe pse qyteti ka një landfill mbeturinash, me një kosto ndërtimi prej 21 mln eurosh, ai nuk u shërben qytetarëve pasi nuk është ende në funksion.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×