Merkato në Premier League, sulmuesi i njohur firmos për Newcastle, bëhet shok skuadre me Tonalin

Goditja e radhës në merkato për Newcastle. Klubi anglez në fakt ka zyrtarizuar nënshkrimin e Harvey Barnes, anësor me kombësi angleze i lindur në vitin 1997.

Futbollisti vjen nga Leicester City dhe firmos një kontratë pesëvjeçare. Në sezonin e fundit me “Dhelprat”, Barnes u përpoq që të ndihmonte skuadrën për qëndrimin në elitë, por fundi nuk ishte i duhuri.

Barnes numëron 146 paraqitje në Premier League, ku ka shënuar 35 gola dhe ka dhuruar 25 asiste. Ai u transferua te Newcastle për një shumë afër 40 milionë euro dhe te “Magpies” do të ketë shok skuadre ish mesfushorin e Milanit, Sandro Tonali.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×