“Respektoni heshtjen zgjedhore”, KQZ reagon pas situatës në Rrogozhinë: Deklaratat politike cenojnë standardet e procesit. Komisionet e QV-ve të respektojnë Kodin Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas situatës së krijuar në Rrogozhinë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.
 
Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
 
Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.
Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×