Thyhet urdhri i KQZ, në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë grumbullim njerëzish jashtë ambienteve

RROGOZHINË

Thyhet urdhri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë. Gazetari Osman Stafa raportoi për “” se në një objekt ku janë vendosur dy qendra votimi ka një prani të madhe personash që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe nuk janë votues.

Sipas urdhrit të KQZ-së, nuk duhet të ketë grumbullime jashtë ambienteve të QV-ve dhe persona që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor duhet të qëndrojnë 150 metër larg QV-në.

Në këto raste anëtarët e komisionit të QV-së duhet të mbajnë procesverbal dhe duhet të lajmërojnë policinë e shtetit.
Kryekomisioneri i njërës prej QV-ve tha për gazetarin Osman Stafa se nuk janë informuar nga vëzhguesit e jashtëm për situatën jashtë objektit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×