Dhunë ndaj bashkëjetueses, vjedhje e turistëve e ngacmim seksual, tre të arrestuar në Durrës

DURRËS

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale nga policia e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi B. P., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur sendet personale të disa shtetasve të huaj, në një hotel, në lagjen nr. 13, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×