Shpërthen në flakë kamioni në afërsi të tunelit të Elbasanit, detajet e para

Një automjet ka marrë flakë në afërsi të tunelit në aksion Elbasan-Tiranë. Si pasojë e një defekti, mësohet se kamioni ka shpërthyer në flakë  dhe është djegur pjesa e përparme e tij.

Policia rrugore po hap rrugën dhe po kryen veprimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër, automjeti tip “Kamion”, me drejtues shtetasin V. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook