Zyrtare, nga Bayern te Dortmund, verdhezinjtë përforcojnë mesfushën

Marcel Sabitzer është lojtari më i ri i Dortmund. Lajmi është dhënë nga klubi verdhezi, me një postim në rrjetet sociale. Mesfushori i njohur nga Austria ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2027.

Sabitzer vjen në “Signal Iduna Park” pas një eksperience te rivalët e përjetshëm të Bayern Munchen. Më parë, lojtari ka luajtur për Leipzig dhe për Manchester United. Transferimi i tij te Dortmund ishte dëshirë direkte e teknikut Terzic.

“29-vjeçari vjen nga FC Bayern dhe tani po forcon BVB në mesfushë. Sabitzer përfundoi sot kontrollin mjekësor në Dortmund dhe më pas nënshkroi një kontratë pune të vlefshme deri më 30 qershor 2027.”-shkruan Dortmund.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook