Ligji për ASH/ U dorëhoq si nënkryetar në Komisionin e Edukimit, Petro Koçi: Mungon disiplina politike. PS duhet të reflektojë

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News Petro Koçi, foli për ligjin për Akademinë e Shkencave.

Gjatë bisedës në studio, Koçi theksoi se  drejtimi i ASH nga Skënder Gjinushi, ka dhënë impakt pozitiv.

“Është një situatë që tregon një mungesë disipline politike. Ky reagim  me tërheqje nga një detyrë, PS ka nevojë që të reflektojë për gjëra të tilla, pasi edhe kur ka paqartësi për ndonjë formulim të caktuar, besimi tek kolegu na bën të votojmë pro. Solidariteti moral është shumë i nevojshëm”, tha ai.

Kujtojmë se Petro Koçi u dorëhoq si nënkryetar në Komisionin e Edukimit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×