Një stuhi shumë e fortë, e shoqëruar me shkarkime të vazhdueshme rrufesh dhe erë të fortë, goditi Milanon rreth orës 4 të mëngjesit. Një fenomen i shoqëruar në disa zona edhe me stuhi breshëri.
Shiu në qytet ishte i shkurtër, por shumë intensiv dhe shkaktoi dëme të ndryshme, përfshirë shtëpinë e Lautaro Martinez. Bashkëshortja e sulmuesit të Interit, Agustina Gandolfo, ka treguar situatën në Instagram duke komentuar me ironi: “Mirëmëngjes”.
()