Yjet e NBA për ofertat e çmendura nga Arabia Saudite: Do të shkonim ne në vend të Mbappe

Basketbollisti i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, një nga yjet e këtij sporti, ka ironizuar në lidhje me lajmet se arabët ofrojnë 300 milionë euro për sulmuesin Kylian Mbappe.

Një ofertë që ka ardhur nga skuadra e Al Hilal, për të cilën PSG ka dhënë miratimin e saj. Për këtë arsye, greku Antetokounmpo, ka bërë një propozim të veçantë arabëve. Përmes rrjeteve sociale, ylli i NBA i shkruan klubeve arabe:

“Mund të merrni edhe mua, i ngjaj Kylian Mbappe”, ka shkruar duke qeshur basketbollisti. Nuk ka munguar edhe replika e vetë sulmuesit francez, që është mjaftuar me disa ikona, ku tregohet i qeshur nga kjo kërkesë e Giannis.

Pas Giannis Antetokounmpo, edhe Lebron James tha qartë fjalën e tij: ai do të kandidonte nëse do të merrte një ofertë të ngjashme. Mes ironisë dhe shakasë, paraja është ajo që bën ligjin, ky edhe yjet e NBA, që deri dje ishin më të paguarit, po xhelozohen.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×