Kukësi ndërhyn në merkato, verilindorën firmosin me mesfushorin

Kukësi ndërhyn në merkato. Klubi verilindor ka zyrtarizuar afrimin e Gbolahan Mustapha, mesfushor 22-vjeçar i cili vjen nga kampionati i Nigerisë. Mustapha do të kontribuojë për këtë ekip, të paktën për dy sezone.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Gbolahan Mustapha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër” – Shkruan Kukësi. Vasilios Zogos, Blerim Sahitaj, Mario Beshiraj, Plarent Fejzaj janë afrimet e tjera të klubit në këtë merkato.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×