Mbledhja e Asamblesë së PS, nga shkarkimet tek emërimet, ja çfarë pritet të ndodhë

Mblidhet ditën e sotme Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Takimi do të zhvillohet në orën 18:00. Gazetari Ergys Gjençaj tha për “” se në këtë mbledhje pritet të bëhet një analizë rreth zgjedhjeve të 14 majit.

Gjithashtu mund të vendoset edhe se kush do të jetë emri i ri  ardhshëm i kryetarit të Grupit Parlamentar. Ndërkohë në këtë mbledhje pritet të bëhen të ditura edhe ndryshime sa i përket drejtuesve politikë.

“Mbledhja do të fokusohet tek analiza e zgjedhjeve të 14 majit. Kryeministri Rama një ditë pas zgjedhjeve a deklaruar se kanë nevojë për një analizë që do të përfshijë përgjegjësitë e të gjithë atyre që janë marrë me këto zgjedhje. Pritet që të mësohet edhe se cili do të jetë kryetari i ardhshëm i grupit Parlamentar, janë përfolur shumë emra, por nuk përjashtohet mundësia që të kemi edhe një emër surprizë. Mund të ketë edhe ndryshime sa i përket ndryshime të drejtuesve politikë në qarqet…”, tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×