
Është mbledhur ditën e sotme Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar socialistëve. Ashtu siç edhe u njoftua mbledhja nisi në orën 18:00. Në këtë takim pritet të zhvillohet analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 majit. Gjithashtu pritet të bëhet një analizë e punës së çdo ministrie po ashtu edhe të strukturave organizative të partisë.
Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ndërkohë gjatë ditës së sotme qarkulluan lajmet për shkarkimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj, gjë që u mohua nga vetë ministrja, por edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas.
Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal.
Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse. Gjithsesi asambleja mblidhet në një situatë delikate brenda kampit rozë.
Socialistë me emër, kryetarë bashkish janë arrestuar, dhe së fundi prej disa ditësh SPAK ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
()
and then