Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, foli sot për TV3 pas fitores 3-0 në miqësoren ndaj Real Madridit. Ndër temat e prekura ishte ajo që lidhet me të ardhmen e Ousmane Dembelé, një futbollist që përfundoi në lupën e Paris Saint-Germain.
“Do të shohim, në tregun e transferimeve nuk i dihet kurrë. Unë e shoh atë të lumtur dhe të kënaqur. Nëse ka ndonjë gjë, mendoj se ai do të na tregojë problemin, por në thelb ai është me ne dhe është i lumtur”. Xavi më pas shtoi më vonë në konferencën për shtyp: “Ne nuk mund të kontrollojmë merkaton, ka një klauzolë dhe këto janë gjëra për të cilat lojtari duhet të vendosë”.
()