E rëndë në Berat/ 45-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri, pritet transportimi drejt Traumës pas operacionit (EMRI)

Mbërrin në spitalin e Beratit një i plagosur me armë zjarri. Gazetarja Eneida Petova raporton për se i plagosuri është Xhuljano Goga, 45-vjeç, banues në lagjen “Uznovë” në Berat.

Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.

Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×