“Do t’u japim shqiptarëve një alternativë për ndryshim”, Basha: Kemi nisur nga puna për riorganizimin e PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit, ndërsa paralajmëroi se ka nisur puna për riorganizimin e partisë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Basha thekson se synim është modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave në parti.

REAGIMI I BASHËS
Me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit nisëm punën për riorganizimin e Partisë Demokratike.
Modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm, janë prioriteti ynë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë që reflekton ambiciet e tyre për një ndryshim të vërtetë.

  • foto galeri
  • foto galeri

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×