Arrestohet djali i Dilaver Goxhajt, Dritan Goxhaj. Gazetari Igli Çelmeta raporton për se ky i fundit ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Mësohet se arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, është bërë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Dritan Goxhaj ka qene shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.
()