Ide e “çmendur” te klubi i Serie A, mendohet rikthimi i Donnarumma në kampionatin italian

“Ndizet” sërish aksi Paris-Torino. Teksa Juventusi dhe PSG  prej javësh janë në bisedime intensive për Dusan Vlahovic, një tjetër lajm i bujshëm vjen nga Italia.

Sipas asaj që shkruan eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, te bardhezinjtë nga Torino ka lindur një ide e çmendur. Bëhet fjalë për sondazh të hapur nga Juventus për të sjellë në skuadër portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma (Ka luajtur më parë për Milanin). Trajneri i PSG, Luis Enrique llogarit në shërbimet e portierit të njohur për sezonin që po vjen, por nëse drejtuesit do i afronin një tjetër “gardian” cilësor, largimi i Donnarummas nuk do ishte ndonjë problem i madh. Gjithsesi, për momentin, gjithçka është në kuadrin e një ide-je.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×