Andre Onana po luan ndeshjet e para me fanellën e Manchester United. Portieri i njohur ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit, pas humbjes 3-2 ndaj Dortmund në miqësore.
“Kërkoj shumë nga bashkëlojtarët e mi, sepse edhe ata presin shumë nga unë. Ndjej besimin tek unë, është një nder për mua të luaj me këta mbrojtës” – Tha ai. “Gardiani” nga Kameruni Onana me siguri do të jetë zgjedhja e parë për portën për Ten Hag.
Gjatë sfidës miqësore të djeshme, portieri nuk hezitoi të bënte edhe rolin e liderit, ku shpeshherë dëgjohej teksa këshillonte shokët e skuadrës.
()