U bënë bashkë për Genc Fugën, nga Bora Zemani te Gentian Zenelaj, kush janë disa nga personazhet që kontribuan për operacionin e aktorit

Para dy ditësh aktori dhe regjisori Genc Fuga pësoi një goditje në tru, për të cilën duhet të merrte trajtim të menjëhershëm. E ndodhur në një situatë të tillë bashkëshortja e tij, Eni Jani, iu drejtua miqve, ndjekësve, të gjithë artdashësve dhe dashamirësve të asaj që ka përcjellë Genc Fuga në skenën shqiptare, me një apel për ndihmë për pagesën e operacionit.

Pagesa që i nevojitej aktorit u bë e mundur brenda pak orësh, madje edhe më shumë sesa duhej.

Ndër figurat publike që kontribuan ishin, Bora Zemani, Gentian Zenelaj dhe Holta Dulaku me nga 500 euro, vlera më e lartë. Por edhe të tjerë si Klajdi Haruni, Visjan Ukcenaj, Ardit Gjebrea, Lutfi Dervishi, etj./Panorama/

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×