Një kasolle e cila mbante bazë ushqimore për bagëtitë është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në Maliq.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Arena e Lajmit” se ngjarja ka ndodhur në fshatin Orman të bashkisë Maliq.
Sipas informacioneve zjarri ka shkrumbuar bazën ushqimore që ishte në të ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur mos përhapjen e mëtejshme të flakëve duke qenë se rrezikonte edhe banesat pasi kasollja ishte afër tyre.
Pas ndërhyrjes së shpejtë zjarri është izoluar por forcat zjarrfikëse gjenden ende në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen totale të flakëve.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por pritet që grupi hetimor të punojë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
()