Conference League, flet Shpëtim Duro: Motivimi nuk diskutohet, do provojmë të arrijmë te suksesi

Struga do të përballet me Hesperange të enjten, në kuadër të turit të 3-të të Conference League. Në prag të këtij takimi ka folur për mediat trajneri i skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Shpëtim Duro.

“Përgjigjja është shumë e thjeshtë: motivimi nuk diskutohet, për një skuadër të re si jona. E presim me motivim të madh këtë takim, sepse pretendojmë, siç e thashë, dhe jemi pranë play-off-it. Frika më e madhe e motivimit për mua ishte ndeshja e kampionatit e ditës së diel, duke pasur parasysh se kishim harruar për një çast kampionatin, duke u futur tek ajo atmosfera e Kupave të Europës, por unë falënderoj skuadrën, që u përqendrua dhe e zgjodhi me jashtëzakonisht mençuri takimin e parë të kampionatit, për të menduar për këto dy takime shumë të rëndësishme për ne.

“Vazhdojmë ndeshjet e Europës, është e 5-të që do ta zhvillojmë, pas sfidave me Zhalgirisin dhe Buduçnostin. Patjetër që këtë takim skuadra jonë e pret me mjaft interes, sepse është moment historik dhe do të tentojmë për të kaluar në play off. Motivimi është pa diskutim i madh i gjithë ambientit” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×