Rritje temperaturash në fundjavë, reshje të dobëta, sinoptikani tregon si do të jetë moti gjatë gushtit

Sinoptikani Hakil Osmani, në një lidhje Skype me studion e lajmeve të Neës24, ka bërë me dije se temperaturat gjatë kësaj fundjave do të shënojnë rritje, kur maksimumet në rang territor mund të shënojnë deri në 37 grade Celsius ditën e diel.

Nga 33-35 gradë celsius do të shënojë termometri në zonat bregdetare, ndërsa në zonat malore jo më shumë se 31 gradë Celsius në orët e mesditës.

Edhe vlerat minimale kanë pasur rritje graduale, duke bërë që deri të dielën në zonat malore temperaturat në orët e mëngjesit të regjistrohen në 16 gradë Celsius. Pjesa e mbetur e gushtit pritet të jetë kryesisht me ditë me diell, por do të ketë dhe reshje afatshkurtër reshjesh.

 

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×