Tragjike/ Ishte duke punuar në një çati, humb jetën 31-vjeçari shqiptar në Greqi, bie nga 20 metra lartësi

Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi pasi dyshohet se ka rënë nga 20 metra lartësi. Mediat helene raportojnë se ai është transportuar me ambulancë në Spitalin e Volos, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e plagëve të rëndë.

31-vjeçari shqiptar punonte për një kompani teknike n Athinë, e cila merrej me  mirëmbajtjen e çatisë së fabrikës Halyvourgia. Dita e fundit e tij e punës ka qenë dje për shqiptarin 31-vjeçar, i cili ishte punësuar në kompaninë teknike që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e fabrikës Halyvourgia, në Velestinë.

Sipas informacioneve, ai teksa ka qenë duke punuar, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga 20 metra lartësi.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×