“Pronat e ushtrisë janë tjetërsuar për interesa monetare të pushtetarëve”, Balliu: Babëzia e kësaj qeverie nuk njeh limit, të bashkohemi për…

Shefi i Organizimit të Berishës, Klevis Balliu akuzon qeverinë për tjetërsimin e pronave të ushtrisë.

Balliu deklaron se vjedhjet dhe abuzimet e Ramës dhe ministreshave të tij kanë kapur dhe ushtrinë. Ai thekson se babëzia e kësaj qeverie nuk njeh limit, ajo vjedh në shëndetësi, ushtri, bashki, energji e infrastrukture, ajo vjedh kudo dhe këdo.

Sipas tij, shteti ka rënë, të bashkohemi për ta shpëtuar vendin nga këta bajlozë të korrupsionit.

POSTIMI I PLOTË
Korrupsioni i Ramës dhe Xhaçkave të tij nuk njeh limite.
Vjedhjet dhe abuzimet e Ramës dhe ministreshave të tij kanë kapur dhe ushtrinë. Pronat e ushtrisë janë tjetërsuar për interesa monetare te pushtetarëve, tendera sekret për të vjedhur në fshehtësi kanë shkërmoqur buxhetin e ushtrisë
Këto vjedhje kanë çuar në degradimin final ku ushtria mbjell drogë
Babëzia e kësaj qeverie nuk njeh limit, ajo vjedh në shëndetësi, ushtri, bashki, energji e infrastrukture, ajo vjedh kudo dhe këdo.
Shteti ka rënë, të bashkohemi për ta shpëtuar vendin nga këta bajlozë të korrupsionit.

Balliu Fb
Balliu Fb

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×