Biznesmeni Ilir Rrapaj është ndaluar nga policia ne jug te vendit pak minuta më parë dhe është shoqëruar nga autoritetet e policisë.
SPAK kishte bërë një njoftim në kufi që Rrapaj të shoqërohej për t’u marrë në pyetje nëse paraqitej në hyrje apo dalje të pikave kufitare, konfirmoi gazetarja Klodiana Lala për .
Sipas burimeve, Rrapaj po shoqërohet në drejtim të SPAK për të dhënë shpjegime për hetimin për koncesionin e sterilizimit.
Nuk dihet ende nëse SPAK do ta arrestojë apo jo biznesmenin, ndërsa hetimet për këtë koncesion vijojnë prej 3 vitesh nga SPAK.
Më herët SPAK ka marrë dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrit Klodian Rrjepaj.
Koncesioni i sterilizimit përllogaritet të ketë pasur një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe shtrihej në një afat 10-vjeçar.