VIDEO/ Historike, Struga e Duros kualifikohet për herë të parë në fazën play-off

Pas Partizanit dhe Ballkanit, edhe Struga shkon në “play-off” të Conference League, për herë të parë në histori. Skuadra shqiptare, që sezonin e fundit fitoi titullin e parë kampion në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një ndeshje heroike në Luksemburg.

2-1 përfundoi dueli i dytë përballë Hesperange, me djemtë e Shpëtim Duros që festuan kualifikimin falë suksesit 3-1 në Shkup. Struga luajti me dhjetë lojtarë që pas daljes me të kuq të Marjan Radeskit në minutën e 15’.

GOLI I STRUGES

Gjithsesi, Besart Ibraimi shënoi një gol të bukur me kokë dy minuta më vonë. Goleadori 36-vjeçar kishte një tjetër mundësi të artë në fraksionin e parë, njësoj si Bunjamin Shabani. Ndërkohë që vendasit u ndalën nga shtylla.

Pjesa e dytë foli për Hesperange, që u përball me një super Vedran Kjosevski. Portieri boshnjak i Strugës kreu disa pritje fantastike, teksa u dorëzua te goditja potente e brazilianit Gustavo (70’).

Vendasit gjetën edhe golin e avantazhit në minutën e katërt shtesë me moldavin Lado Akhalaia. Në fund pati festë strugane, me “armatën” e Shpëtim Duros që do të sfidojë islandezët e Breidablik për një biletë në fazën e grupeve.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×