“Vija e kuqe” për Spallettin, FIGC vendos afate, De Laurentiis shtyn Conten drejt Italisë

Në fund të kësaj jave, Federata Italiane, ka vendosur “vijën e kuqe” nëse do të jetë apo jo Luciano Spalletti trajneri i ri i ekipit përfaqësues. Ish tekniku i Napolit është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Italisë pas largimit të Mancinit, por kjo pistë po ndërlikohet më shumë se sa pritej. Mes Spallettit dhe Italisë në mes është një klauzolë prej 3 milionë euro, shifër që duhet të derdhet në arkën e Napolit për të lënë të lirë Spallettin. De Laurentiis një ditë më parë ishte i qartë në këtë pikë, Spalletti mund të largohet, por më parë duhet të respektojë kontratën, pra duhet të paguajë klauzolën.

Në këtë pikë, as Spalletti e as drejtuesit e Federatës nuk dëshirojnë të paguajnë, duke bërë që pista Conte të marrë më shumë kuota. Në fakt, Conte nuk ka qenë kurrë një opsion B, por një pistë paralele më atë të Spallettit. Drejtuesit e FIGC janë të gatshëm të rikthejnë Conten në krye të përfaqësueses “azzurre”, fundja e njeh shumë mirë ambientin pasi ka qenë në krye të Italisë.

Conte
Conte

Sigurisht angazhimi i Contes do t’i kushtojë më shumë Federatës Italiane, por në këtë pikë duhet të lëvizin shpejt, të vendosin se kush do të jetë trajneri i ri përfaqësueses për t’i dhënë kohën e duhur për të përgatitur dy sfidat e shtatorit në kualifikueset “Euro2024”, kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×