Berisha refuzoi bashkëpunimin, dega e PD në Kukës propozon emrin e kandidatit për kryetar bashkie

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka propozuar që opozita të dalë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet që do mbahen për herë të dytë për kryebashkiakun e qytetit verilindor në 24 shtator.

Megjithatë ish-kryeministri Berisha ka hedhur poshtë çdo mundësi për një bashkëpunim me PD-në zyrtare që tanimë drejtohet nga Lulzim Basha.

Pavarësisht kësaj demokratët në Kukës kanë mënjanuar konfliktin tanimë 2-vjeçar mes pjesëve të PD-së, duke nxjerrë vetë një emër për të garuar në 24 shtator.

Sipas procesverbalëve të grupseksioneve të Rithemelimit është propozuar për kandidat për kryetar bashkie, kreu i degës së Partisë Demokratike zyrtare në kukës, Arif Rexhmat, raporton Alfapress.al.

  • foto galeri
  • foto galeri

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×