Aksident te Diga e Liqenit, mjeti futet në zonën e këmbësorëve, përplaset me bordurat (Foto)

TIRANË

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Diga e Liqenit Artificial.

Aksidenti mësohet se ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një mjet tip BMW X6 është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues.

Makinë e tipit “X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë. Policia ka nisur hetimet teksa drejtuesi është larguar pas aksidentit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×