Skandali i sistemit TIMS, pas shqetësimit nga SHBA, AMP kallëzim në Prokurorinë e Tiranës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kallëzon në Prokurorinë e Tiranës skandalin me sistemin TIMS. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala për “”. Kallëzimi i AMP vjen pak ditë pas ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.

McDowell i shprehu gjithashtu ministrit se SHBA është e gatshme të mbështesë Ministrinë dhe Policinë e Shtetit Shqiptar në hetimin e tyre.

Gazetarja Klodiana Lala, në një komunikim për News24, tha se ende nuk ka informacion në lidhje me autorët e dyshuar në lidhje me ngjarjen.

“Vetëm pak ditë pasi ambasada amerikane ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënëve vjen ky kallëzim. Lajmi konfirmohet nga drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës. Ende nuk ka të dhëna apo detaje në lidhje me autorët e dyshuar për ngjarjen. Duhet theksuar se është ngritur me shqetësimin ndërhyra në sistemin TIMS. I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në një takim me Taulant Ballën, vuri në dukje shqetësimin e SHBA-së ne lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS. Deri më tani Prokuroria e Tiranë se nuk ka dhënë detaje në lidhje me të dyshuarit dhe ende nuk është e qartë pse këto të dhëna janë aksesuar në mënyrë të paligjshme dhe pse”, raportoi Lala.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×