“Nuk ndërhyjmë në çështjet e drejtësisë”, Rama: Inceneratorët pastruan Shqipërinë. Se çfarë është bërë me ‘sterilizimin’ pyesni mjekët

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës të zhvilluar ditën e sotme me gazetarit u ndal edhe tek inceneratorët.

Rama u shpreh i vendosur se puna për të pastruar Shqipërinë nga mbetjet do të vazhdojë pavarësisht akuzave apo kritikave.

Gjithashtu Rama u shpreh se Prokurimet publike do t’i nënshtrohen ndryshimeve rrënjësore.

“Kemi filluar të vëmë në shfrytëzim potencialin e Ndryshim rrënjësor për prokurimet publike. Sistemi i prokurimeve do të ketë një ndryshim të rëndësishëm, duke filluar nga ndryshimi i sistemit të blerjeve të përqendruara dhe pastaj me radhë në të gjitha hallkat e sistemit të prokurorimit”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Edi Rama: Impiantet ndërtohen me para dhe funksionojnë me para dhe ka dy rrugë për t’i bërë impiantet të funksionojnë. Njëra është të paguajnë qytetarët duke rritur taksat e tyre dhe tjetra që shteti të mbështesë qytetarët që ata të mos paguajnë atë që kushton. Si i bëhet për ta shpjeguar këtë. Investimet janë bërë aty. Për ato gjëra që ja ndodhur ka pasur mangësi e nevoja. Impianti i Elbasanit është funksional që herë pas herë kërkon pjesën e përkujdesjes, është pronë e Bashkisë së Elbasanit. Fieri ka nevojë për një pagesë të fundit sepse u ndërpre nga sekuestrimi do ta marrë bashkia e Fierit do të paguajë dhe atë pjesë të fundit dhe të futet në funksion. Siç është plani për t’u bërë. Shqipëria ka qenë e mbytur nga plehrat. U vendos inceneratori i Tiranës në administrim nga shteti, si mendoni ju do të bëhet pa para ajo punë? I kemi thënë këto gjëra një mijë herë. Puna për të pastruar Shqipërinë do të vazhdojë dhe le të hidhen përpjetë të gjithë ata që nuk e kuptojnë. Puna për të pastruar Shqipërinë kushton dhe kjo punë do të vazhdojë. Këto nisma kanë pasur rolin vendimtar që Tirana, Elbasani edhe Fieri janë sot ndryshe. Nuk duhet hedhur bebja bashkë me ujin e ndotur. Uji i ndotur hidhet dhe bebja vazhdon të rritet.

Raporti me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Edi Rama: Albini është sovran në detyrën e tij unë jam sovran në të drejtën time për të pasur qëndrimet e mia. Nuk shoh asnjë telenovelë. Nuk ka asnjë dyshim që kur njerëzit duhen ftuar do të ftohen, të tjerat janë telenovela mediatike. Më shumë gjasë do të kemi shumë shpejt në Romë një takim të dytë të përbashkët të investimeve dhe do të shohim si do të shkohet më tutje.

Kontrata e sterilizimit

Edi Rama: Kompania që ka bërë sterilizimin i ka aty ato që ka bërë. Nuk janë në letër janë aty. Këto janë muhabete. Nuk është koncension që të jemi të qartë është partneritet publik privat. Se çfarë është bërë me këtë partneritetin publik privat shkoni dhe pyesni të gjithë njerëzit që merren me ndërhyrje kirurgjikale. Janë të kënaqur apo jo? A janë këto vegla apo jo? Nuk po ju them të thelloheni më shumë…Çdo letër që unë marr pjesa më e madhe e tyre kalon tek autoritetet përkatëse. Doni apo nuk doni ta besoni, nëse në luftën për qëllimin e shpallur ka individë që shfrytëzojnë të qënit në front për përfitime të tyre jo në funksion të qëllimit të shpallur për ato të paligjshme, këto i trajton drejtësia.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×