VIDEO/ E dëmtuar pjesërisht nga reshjet e shiut pak ditë më parë, shembet ura në Gramsh sapo kaluan autobusët e linjës

Një urë që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është shembur pasditen e sotme, duke u bërë rrezik për banorët e zonës.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për se ura u shemb pak minuta pasi autobusët e linjave kaluan mbi të. Ura kishte një lartësi prej 5 metrash dhe me gjatësi 10 metra.

Kujtojmë se para pak ditësh një stuhi shiu që vërshoi mbi këtë zonë dëmtoi pjesërisht këtë aks rrugor si dhe prodhimet bujqësore në këtë zonë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×