Mjeku i Traumës u shkarkua nga detyra, reagon deputeti i PD: Formalizmi, armik i shkencës dhe kërkimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas njoftimit të mjekut anestezist reanimator Apostol Vasos se është shkarkuar  nga detyra si mjek pranë spitalit të Traumës.

Në një postim në rrjetin social Fcabeook, Shehu shkruan se çështja e dr. Vasos tregon se shumë elementë duhen ndryshuar e përmirësuar për të stimuluar shkencën dhe kërkimin shkencor dhe se formalizmi është ‘armik’ i shkencës dhe kërkimit.

Ndërkaq  i uron mjekut Vasos vazhdim te suksesshëm të aktivitetit të tij mjekësor

Postimi i plotë:

Formalizmi, “armik” i shkences e kerkimit.

Shkenca, progresi shkencor kerkon vizione dinamike, rregulla stimuluese, hapesira, qe te nxisin krijimin ne forma nga me te ndryshmet.

Dhe vleresimi, kariera shkencore, per ata qe totalisht apo nje pjese te kohes ja dedikojne asaj, kerkon pershtatje pikerisht me ato tipare te progresit.

Jo se nuk duhen rregulla, kodifikime, vleresime institucionale, duhen, por gjithmone jo thjesht per “rregulla”.

Qe edhe me keq akoma disa here nuk krijojne hapesira per diversitetin e aktivitetit shkencor.

I domosdoshem ky diversitet vecanerisht ne kushtet tona.

Pikerisht “viktime” e ketyre mekanizmave, qofte te bazuar mbi vendime a ligje, qe nuk ka pse te jene te “perjetshem”, eshte edhe rasti i dr. Apostolit.

Anestezist, kerkues shkencor, promotor i terapise se dhimbjes ne vendin tone e drejtues i asaj shoqate profesionale, referues e botues me sukses te plote ne nivel nderkombetar.

Ne fund te fundit do te behet shkak dicka per te ripare, kolauduar, pershtatur me zhvillimin, nje praktike qe tashme “calon”, qofte dhe me permiresime ligjore.

Nderkaq desheroj t’i uroj Apostolit vazhdim te sukseshem te aktivitetit te tij qofte klinik si anestezist e ne terapine e dhimbje kronike, qofte dhe ne “jeten” e tij dedikuar kerkimit shkencor.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×