Goditja e fundit në merkato për Paris Saint-Germain? E mundur! Kampionët e Francës, pasi kryen me sukses disa operacione me peshë të madhe, tashmë kanë zhvendosur fokusin te një sulmues. Bëhet fjalë për Randal Kolo Muani, lojtar 24-vjeçar. Siç raportohet nga Sky Sports UK, parisienët ofruan 80 milionë euro për Eintracht Frankfurt, por gjermanët deri në këto momente po rezistojnë mjaft mirë.
Drejtori sportiv i Frankfurt, Markus Krosche ktheu menjëherë përgjigje për propozimin: ‘jo, faleminderit’. Megjithatë, PSG nuk e ka ndërmend të heqë dorë dhe po mendon për tjetër ofertë. Kërkesa e Eintracht mbetet 100 milionë euro, por mund të bjerë për shkak të vullnetit të fortë të sulmuesit për t’u transferuar në Francë.
Randal Kolo Muani vjen pas një sezoni deri diku pozitiv me fanellën e “Shqiponjave”, ku në 32 ndeshje të Bundesligës gjeti rrugës e rrjetës 15 herë. Më parë, ai ka luajtur për Nantes dhe Boulogne.

()