Shfrytëzoi për prostitucion 30-vjeçaren nga Greqia, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 28-vjeçarin F.Papagiannis, pasi shfrytëzoi për prostitucion 30-vjeçaren greke. Gjithashtu bëhet me dije se 30-vjeçarja po procedohet penalisht për ushtrim të prostitucionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”, si rezultat i një hetimi disa javor, me metoda proaktive.

Shfrytëzoi për prostitucion, një 30-vjeçare nga Greqia, kapet gjatë tentativës për t’u larguar përmes PKK Kapshticës, dhe vihet në pranga 28-vjeçari nga Greqia.

Procedohet penalisht 30-vjeçarja, për ushtrim të prostitucionit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, pas një hetimi proaktiv, disajavor, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Indicia”.

Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, u kap gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi ynë, shtetasi F. P., 28 vjeç, banues në Greqi.

Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×