VIDEO/ Një “benjamin” për Interin, zikaltërit sigurojnë mbrojtësin, francezi niset për në Milano

Pas disa ditësh bisedime, Interi ka siguruar shërbimet e Benjamin Pavard. Tratativat me Bayern Munchen ishin mjaft komplekse dhe drita e gjelbër për transferimin e mbrojtësit francez në Milano erdhi vetëm sot.

Pak orë pas akordit përfundimtar, Pavard u nis nga Mynihu për në Milano. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për një operacion që do i kushtojë nënkampionëve të Europës plot 30 milionë euro pa llogaritur këtu bonuset, ndërsa vizitat mjekësore me gjasë do të kryhen nesër.

Ky afrim ishte dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit të zikaltërve, Inzaghi, i cili sheh te Pavard futbollistin e duhur për t’i sjellë akoma më shumë eksperiencë grupit që ai ka në dispozicion.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×