“Pasi kryenin grabitjet shkonin në pyll dhe…”, vidhnin bizhuteri dhe sende me vlerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Barcelonë të Spanjës, pasi akuzohen për grabitje të pesë banesave. Kryesisht vidhnin bizhuteri dhe sende me vlerë.

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët e moshave 29 dhe 47 vjeç, pasi kryenin vjedhjet, largoheshin drejt një zone pyjore në Montgati, ku fshihnin veshjet dhe sendet e vjedhura. Sakaq ndryshonin targat e makinës, për të shmangur dyshime nga policia spanjolle.

Sakaq dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia spanjolle.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×