Kuvendi Kombëtar, Godole: Ndryshimet statutore e bëjnë Partinë Demokratike të Bashës sërish “PD-në e Njëshit”

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole ka reaguar në lidhje me ndryshimet statutore të miratuara sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Ajo u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se ndryshime të tilla e bëjnë PD-në të jetë larg standardeve demokratike.

“Kuvendi i sotëm i PD-së? I gjithë procesi i komanduar me urdhër nga lart, pa diskutime konstruktive, dhe me ndryshime statutore të atilla që e bëjnë PD-në e Bashës përsëri PD-në e Njëshit, siç ka qenë para tij, larg standarteve demokratike për një alternativë ndryshe”, shkroi ajo në Facebook.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook