Statuti i ri/ Zbardhet roli i kryetarit të PD, Basha s’ka asnjë detyrim të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet

Teksa pritet të nisë zyrtarisht Kuvendi Kombëtar i PD-së zyrtare, zbardhen disa nga vendimet do të merren sot nga demokratët.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për statutin e PD-së, ku reflektohen disa ndryshime. Mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

Gazetari Osman Stafa në një raportim live për News24 nga pallati i sporteve ‘Asllan Rusi’ pohoi se grupi tjetër, ai i Berishës, ka kërkuar dhe lakuar shpesh herë që kryetari i partisë e ka detyrim që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

  • foto galeri

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×