VIDEO/ Bellingham shpëton Real-in, talenti anglez i jep fitoren skuadrës madrilene në shtesë, por sa shumë vuajtje

Real Madrid vuan por fiton 2-1 në shtëpi ndaj Getafes, në sfidën e La Liga. Ndeshja nisi në malore për të besuarit e Carlo Ancelottit, të cilët e pësojnë që në minutën e 11-të me ish-in Borja Mayoral, me sulmuesin që përfitoi si duhet pas një gabimi në prapavijë.

Në minutën e 24-të, talenti anglez i Los Blancos, Bellingham reklamon një penallti pas një rrëzimi të tij në zonë, por pas rishikimit me VAR, arbitri nuk e konsideron 11-metërsh.

Në fillimin e pjesës së dytë, Joselu vendos ekuilibrat dhe i jep zemër Real Madridit. Në shtesë, njeriu-gol i javëve të para, Jude Bellingham realizon për 2-1, duke ndezur festën në stadium.

 

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×