VIDEO/ Sulmuesit nderojnë Liverpool, The Reds thyejnë pastër Aston Villa-n

Liverpool ka marrë fitoren e radhës në kampionat, duke triumfuar pastër 3-0 ndaj Aston Villas. Në “Anfield” nuk pati shumë histori, teksa ndeshja u zhbllokua që në minutën e 3-të me anë të afrimit të verës të The Reds, hungarezit Szoboszlai. Në minutën e 22-të, Nunez fut në kasafortë 3 pikët.

Në fillimin e pjesës së dytë, Salah nuk e pati të vështirë të shtynte topin në rrjetë, pas zhvillimit të një këndorje dhe pas një asisti perfekt me kokë nga Nunez. Kështu, djemtë e Jurgen Klopp e kanë nisur mirë sezonin. Liverpool, pas katër javësh kampionat ka grumbulluar 10 pikë.

Ndeshja tjetër e kampionatit anglez e luajtur në të njëjtin orar mes Crystal Palace dhe Wolves përfundoi 3-2. Në Selhurst Park (London) Edouard realizoi për vendasit, ndërsa pak më vonë barazoi Chan.

12 minuta para fundit, Eze mposhti portierin Jose Sa për të rikthyer përfundimisht avantazhin në anën e Palace. Goditjen finale ekipit  të “Ujqërve” ia dha Edouard, sakaq Cunha ngushtoi shifrat në 3-2 në fund.

 

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×