
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka bërë një kallëzim të rremë, me pretendimin se i kishin vjedhur lekët e firmës ku punonte.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bledion Mici. Mësohet se i riu denoncoi në polici se i kishin vjedhur çantën me dokumente dhe me 190 000 lekë, në automjetin e firmës ku punonte, në lagjen “Mazreku”, në Kashar. Por pas hetimeve, rezultoi se i kishte shpenzuar për lojëra fati.
NJOFTIMI I POLICISE
Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e një çante me dokumente dhe me një shumë parash, në automjetin e firmës ku punonte, vihet në pranga 27-vjeçari. Gjendet në banesën e 27-vjeçarit dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, çanta që ky shtetas e kallëzoi të vjedhur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, se i kishin vjedhur çantën me dokumente dhe me 190 000 lekë, në automjetin e firmës ku punonte, në lagjen “Mazreku”, Kashar, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. M. ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e çantës me dokumente dhe para. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar çanta për të cilën kishte bërë kallëzim. Gjithashtu, pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shumën e parave, shtetasi B. M. e ka shpenzuar për lojëra fati. Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi i shtetasit B. M., 27 vjeç, banues në Kashar, për veprën penale “Kallëzimi i rremë”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
()
and then