Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ “E tërë bota do mblidhet në New York, me në krye të tryezës, Shqipërinë”, Rama: Nuk është pikëmbërritja, por pasqyra e përpjekjeve

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS foli për marrjen e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria.

Rama u shpreh se e tërë bota do të mblidhet në New York dhe në krye të tryezës do të jetë Shqipëria, teksa shtoi se kjo nuk është pikëmbërritja, por pasqyra e përpjekjeve.

“Flamuri shqiptar ka fituar respekt. Pas pak ditësh e tërë bota do të mblidhet në New York dhe Shqipëria do jetë në krye të tryezës, ku merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Kjo situatë nuk është pikëmbërritja jonë, por pasqyra e përpjekjeve. Na shërben jo të ulemi të kënaqur për të parë veten, por duke vazhduar ngjitjen. Duke parë në sy të metat dhe përmirësojmë imazhin e vendit”, u shpreh Rama.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×