Sylvinho në “hall”, ofensiva kuqezi në formë të shkëlqyer, shpërthen edhe Muçi

Ndaj Republikës Çeke, Sylvinho do të ketë një problem më vete. Në këtë pikë, është thuajse e pamundur të parashikosh se kush do të jetë tredhëmbëshi sulmues, ose më saktë kush do të jenë lojtarët e përzgjedhur për fazën sulmuese. Në këtë grumbullim, të gjithë lojtarët e repartit ofensivë vijnë jo vetëm me minuta të plota në këmbë, por dhe me një “thes” me gola.

Sulmuesi i momentit është pa diskutim Ernest Muçi. Talenti kuqezi realizoi të dielën një “dopjetë” golash për ekipin e tij, Legia Warszawa, njëri gol më i bukur se tjetri. Muçi vërtetoi edhe një herë se është ka shumë klas në këmbët e tij, shënoi nga një gol për pjesë, një herë me të djathtën, një herë me të majtën, gola kirurgjikal. Është e vështirë të lësh jashtë një lojtar të tillë, por Muçi nuk qenë kurrë preferenca e parë e Sylvinho-s.

Një moment shumë të mirë po kalon edhe Sokol Cikalleshi. “Bomberi” kuqezi po udhëheq ekipin e tij Konyaspor, këtë fundjave realizoi golin e tij të tretë në katër ndeshje, vetëm Icardi ka bërë më mirë se sa ai në Turqi. Një formë të mirë po kalon edhe dy sulmuesit e tjerë, Jasir Asani dhe Taulant Seferi, po ashtu edhe dy afrimet e fundit Muja dhe Daku. Nuk mund të harrosh në asnjë moment as Myrto Uzuni, pavarësisht se sulmuesi kuqezi nuk po kalon momentin e tij më të mirë në Spanjë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×