VIDEO/ Një penallti vendos ndaj Osasunas, Lewa udhëheq Barcelonën në “Pamplona”

Barcelona vuan ndaj Osasunas në transfertë, por në fund ia del dhe kthehet në shtëpi me fitore. Katalanasit mundën skuadrën e Arrasates me shifrat 1-2, në një sfidë tejet emocionuese. Mbrojtësi Kounde u shkëput mbi të gjithë në minutë ne 45-të, duke shënuar gol me kokë, pas zhvillimit të një këndorje. Sulmuesi argjentinas, Avila riktheu ekipin e Osasunas në lojë me golin e tij në minutën e 76-të.

Mbrojtësi spanjoll i vendasve ardhur këtë verë nga Vallecano, Alejandro Catena shkakton penallti dhe ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 80-të, duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Nga pika e bardhë nuk fal një ekspert si Lewandowski, i cili gjeti golin e dytë sezonal.

Ndeshja e radhës për Barcelonën është në shtëpi ndaj Betis, menjëherë pas pushimit të Kombëtareve. Në krahun tjetër, Osasuna përballet me Getafen jashtë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×