E zyrtarizon klubi, Brighton shet përfundimisht lojtarin shqiptar

Andi Zeqiri nuk është më lojtar i Brighton. Klubi anglez i Premier League ka ndarë mendjen të shesë kartonin e sulmuesit me origjinë shqiptare te skuadra e Genk. Zeqiri, do të luajë te ekipi belg, të paktën edhe 3 sezonet e ardhshme.

24-vjeçari luajti me Basel në Superleague e Zvicrës në edicionin që lamë pas, ku në 30 paraqitje gjeti rrugën e rrjetës 11 herë. Lojtari, gjithashtu, ka kontribuar më parë edhe për Lausanne. “Fat të mbarë Andi Zeqiri, i cili është bashkuar në mënyrë të përheshme me Genk” – Shkruan Brighton.

 

Andi Zeqiri

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×