Iu përgjigj pozitivisht ftesës së Bardhit, nis takimi me Berishën

Ashtu siç u tha edhe dje, ish-kryeministri Sali Berisha po takohet sot me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Takimi vjen me ftesë të Bardhit, për t’u ulur në një tryezë për diskutime. Mësohet se takimi në fjalë është parashikuar që të mbahet në orën 12:00. Ndërkohë, pas ftesës së Bardhit, Berisha iu përgjigj pozitivisht ftesës së demokratit.

“Përgjigjja është po! Do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do marrim pjesë. E konsiderojmë hap pozitiv dhe do marrim pjesë. Do t’i mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës”, deklaroi dje Berisha.

 

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×